Sali Berisha në protestë: Para 30 vitesh thirrëm “vdekje komunizmit”, sot le të thërrasim “vdekje monizmit”

12/11/2022 18:41

Sali Berisha tha në protestën e thirrur para kryeministrisë se ka ardhur koha që sot shqiptarët të thërrasin “vdekje monizmit”, ashtu sikurse 30 vite më parë thirrën “vdekje komunizmit”

“Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti e ke vendin në burg, në regjim special dhe atje do të të çojmë”- tha Berisha ne podiumin e protestës.

“Ai që të merr shpresën, besimin dhe forcën e të ardhmes së njeriut. Ai që të merr votën të ka marrë edhe vendin. Njeriu që nuk voton I lirë është njeri të cilit vendi nuk i duket më vend i tij, ai mendon se toka e të parëve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat e tij dhe fëmijëve të tij. Kjo është gjendja e Shqipërisë sot. Edi Rama me rrëmbimin e votës ka vendosur monizmin e plotë ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim njësoj si 30 vite më parë kur brohorisnim vdekje komunizmit, sot të themi vdekje të monizmit.

Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti e ke vendin në burg, në regjim special dhe atje do të të çojmë. Këto kohë mediat e Britanisë, Evropës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria, shqiptarët janë të varfër por mos harroni se janë njerëzit më të vjedhur të Evropës dhe planetit. Asnjë komb nuk ka si një Shqipëri njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur që nuk kanë ligje e kushtetutë, kanë vetëm kodin e mafias, vjedhjes dhe dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ai bën të skuqen me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo prind kudo që është. Tani do t’i them këtu para jush. Për atë gjuhë mund të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që ti e Meriton, por po të komunikoj sonte këtu, vendimi është marrë. Atje do vijë gjykatësi sovran, këto burra dhe gra priti aty se i kanë dy fjalë me ty”- tha Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA