‘Të kërkoj kudo dhe nuk të gjej…’, Selvie Jao mesazh të ndjerë për Shpat Kasapin: Mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk shuhet
Menjëherë pas përfundimit të protestës, Ilir Meta iu drejtua selisë së Partisë së Lirisë.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se sot u hodh një hap përpara llogaridhënies, ndërsa u shpreh se protestat do të vijojnë pa mbarim.
“E kemi bërë të qartë protestat do vijojnë pambarim. Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta, Edi Rama pa asnjë diskutim është i detyruar të dëgjojë këngën e numërimit mbrapsht,nuk ka asnjë lloj legjitimiteti, është një shpresëvrasës, për popullin, për të rinjtë e të rejat. Kjo ndodh për shkak të kapjes së shtetit dhe goditjes që i ka dhënë pluralizmit politik. Sot jam i sigurtë se është hedhur një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithsecilin.”- u shpreh Meta.
Top Channel