Gazetarja sportive Vilma Masha e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” ka dhënë disa deklarata të rëndësishme nga futbolli dhe futbollistët dhe në lidhje me jetën e saj private.

Ajo tha se futbolli është një lloj kulture dhe duhet të ndiqet nga të gjithë grupmoshat, madje dhe ata që nuk kanë informacione të detajuara mbi këtë fushë.

Masha tha se nuk bën dot parashikime në lidhje me botërorin por skuadra e saj e preferuar është Gjermania.

Në lidhje me jetën private, ajo tha se partneri i saj preferon të mbetet person jo publik dhe se gëzon një lidhje të ngushtë me vajzën e saj, të cilës mundohet ti qëndrojë sa më pranë.

“Kur jam në stadium shoh shumë vajza e goca që vijnë e janë shumë të kënaqura, pak rëndësi ka nëse kuptoj në shumë apo pak nga futbolli, është një lloj kulture, jashtë prindërit marrin fëmijët e tyre, ti shkon në stadium për të bërë diçka ndryshe për t’u kënaqur. Nuk bëj dot parashikime për kampionatin, se parashikimi bëhet për skuadrën e zemrës, unë jam tifoze e Gjermanisë, duke qenë profesioniste, nuk e kemi kaq të thjeshtë për të thënë se si do të dalë përfundimi. Por do doja të fitonte Gjermania.

Nuk besoj që shijet kanë lidhje me futbollistin por me famën dhe kjo ka lidhje për personazhe të çdo fushe jo vetëm në sport. Unë e shoh se lidhet më shumë me pjesën e sulmuesve, ai që shënon golin duket më i mirë se për shembull ne i shofim të gjithë për punën që bëjnë, edhe mbrojtja, edhe porta. 

Jam martuar në një moshë kur gjërat i kam shijuar mbi 30 vjeç. Unë jam e përkushtuar dhe merrem me vajzën sepse ma lejon puna një gjë të tillë. Bashkëshortin e njohin një pjesë e madhe por nuk më pëlqen për aq kohë sa as vetë atij nuk i pëlqen të bëhet publik apo të dalë në ekran.”- tha Masha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA