“Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”, “Ne punojmë, paguajmë taksa”/ Pankartat pikante nga protesta e shqiptarëve në Angli

12/11/2022 12:21

“Ne punojmë, ne paguajmë taksa, jemi shqiptarë”, “Suella duhet dërguar në Ruanda”, “Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”, “Suella shpërndan gënjeshtra”, ishin këto disa nga pankartat pikante që mbanin sot emigrantët shqiptarë gjatë protestës në Angli.

Komuniteti shqiptarë në Angli u mblodh sot një protestë në Westminster Bridge afër parlamentit, kundër retorikës së ashpër në kufinjtë e racizmit artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e punëve të brendshmë Suela Braverman.

Ajo përmëndi si shembull në parlamentin e Britanisë së Madhe vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA