VIDEO/ Pjatë për ushqim një fetë bukë në tokë, brenda serës së kanabisit në Kutalli të Beratit

11/11/2022 10:17

Ndërsa vijon djegia e lëndës narkotike të sekuestruar në serën e Kutallisë, gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje nga ajo c’ka ka mbetur në të pas aksionit të policisë.

Një fetë bukë e pa ngrënë, një pjatë për ushqim, tuba uji për vaditje janë ato ç’ka shihen në pamjet e siguruara për Top Channel, ndërsa pak metra më tej tymi ka mbuluar zonën, si pasojë e djegies së lëndës narkotike.

Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte ne pronësi te Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen ne gjendje te lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë qe ua sillnin me furgon.

Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç, kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e thare vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.

Paguheshin 50 mije lekë në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin. Gjate operacionit te policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e tharë. Policia ka sekuestruar dhe 2 pistoleta dhe një kallashnikov. Po ashtu është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash.

Top Channel