Vijon djegia e lëndës narkotike në Drenovicë të Beratit, ku u zbulua një fermë kanabisi, ku gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis i tharë.

Nga ky operacion janë ndaluar 105 persona, ku 95 ndër to janë gra nga Kamza, Shkodra e qytete të tjera nga veriu që ishin marrë për të pastruar lëndën narkotike.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dijë për Top Channel, se në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.

Të arrestuarit janë nga fshati Drenovice, Ishëm, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamez, Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19 vjeçar.

Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte ne pronësi te Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen ne gjendje te lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë qe ua sillnin me furgon.

Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç, kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e thare vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.

Top Channel