Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku mbetën të plagosur kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi Gazemend Bullari, ky i fundit është paraqitur në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas ndërhyrjes kirurgjikale, kryebashkiaku Kokoneshi është paraqitur në gjendje më stabël, gjë e cila I ka lejuar të transportohet drejt Traumës në Tiranë.

Ndërsa gjendja e Bullarit paraqitet kritike, ndaj shoferi nuk mund të transportohet momentalisht drejt një spitali tjetër, pasi gjendja e tij mund të përkeqësohet.

Top Channel