Magjistarët “japin efekt”, Sadio Mane grumbullohet në Kupën e Botës

11/11/2022 12:57

Aliou Cisse ka publikuar listën e Senegalit për Botërorin Katar 2022. Trajneri 46-vjeçar, i cili rinovoi me kampionët e Afrikës deri në vitin 2024, ka grumbulluar edhe Sadio Mane, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen Bayern Munchen-Ëerder Bremen (6-1).

Ne do të përdorim magjistarët tanë (marabutët), do të lutemi për rikuperimin e tij. Shpresojmë për një mrekulli, pasi Sadio duhet të jetë me çdo kusht në Botëror“, deklaroi Fatma Samoura, sekretarja e Federatës Senegaleze të Futbollit.

Senegali është pjesë e grupit A me vendasit e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin. Skuadra afrikane do të luajë takimin e parë në Katar në 21 nëntor përballë tulipanëve të Holandës.

Top Channel