Foto lajm/ Mbeti i plagosur bashkë me kryebashkiakun e Divjakës, kush është shoferi Gazmend Bullari

11/11/2022 12:53

Shoferi i kryebashkiakut të Divjakës, Gazmend Bullari mbeti i plagosur pas konfliktit të ndodhur sot afër bashkisë që degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Ai ka ndërhyrë në konflikt, ndërsa mbeti i plagosur me thikë. Bullari dhe Kokoneshi ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.

Kokoneshi pas një debati me shtetasin Orges Xhelilin është goditur me thikë nga ky i fundit afër bashkisë.

Mësohet se Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Ende nuk janë bërë plotësisht të qarta arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.

 

Top Channel