Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Apolonia” në Fier,në vendin e quajtur Zogu i Zi.

Një grua 55-vjeçare është goditur nga një automjet tip “Mercedes Benz” teksa po kalonte rrugën.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe 55-vjeçarja është shoqëruar për në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Fier, ka aksidentuar shtetasen M. G., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel