Para disa ditëve, trajneri i Brazilit, Tite bëri të ditur listën me 26-futbollistë që do të përfaqësojnë kombëtaren Selecao në Katar.
Mes të grumbulluarëve në repartin e avancuar, trajneri Tite kishte ftuar edhe Gabriel Martinelli, talentin e Arsenal. Por, ky vendim i Tites nuk është pritur mirë nga ana e ish-mesfushorit brazilian, Neto. Ky i fundit thekson se Martinelli nuk duhej të ishte grumbulluar ndërsa shton se në vend të tij, në kombëtare duhej Gabigol, sulmuesi i Flamengos.
“Ky është një turp, më duket një tallje. Nuk e kam me faktin që në listë ishte edhe Dani Alves, por me Martinellin. Ka shënuar vetëm 33 gola në karrierën e tij, më duket një mungesë respekti për futbollin. Me këtë vendim, Tite vërtetoi që nuk e meriton postin në kombëtare.
Për mua është turpi më i madh në histori. Tite nuk duhet të jetë trajner, pasi i ka bërë një padrejtësi të madhe Gabigolit. Ky djali, Martinelli që nuk e njeh askush ka shënuar pesë gola në sezon, nga ana tjetër, Gabigol vendosi finalen e Kupës Libertadores dhe shënoi 29 gola në sezon. Çfarë ka bërë Martinelli në Europë, Arsenal nuk është as në Champions League”, përfundoi Neto.
Top Channel