Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën.
Edhe pse burimet e energjisë së rinovueshme janë me bollëk në këtë zonë, qeveria atje sërish ka zgjedhur të ndërtojë një vepër energjetike duke shfrytëzuar lumenjtë. Një digë 147 metra e lartë parashikohet të ngrihet mbi lumin Drin, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje.
Banorët që e kundërshtojnë projektin janë akuzuar se protestojnë për arsye politike, por e vërteta, sic thone, qëndron ndryshe. “Kemi më shumë se 20 vite që protestojmë dhe nuk kemi asnjë agjendë. Ne do të kundërshtojmë çdo kompani private dhe çdo nismë që planifikon përmbytjen e Dibrës, shuarjen e historisë së Dibrës dhe vështirëson jetën e dibranëve” – tha një prej tyre për DW, Majlinda Hoxha.
Protesta ka pasur edhe përtej kufijve. Agron Damzi, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëntorin e vitit të kaluar, protestoi se sëbashku me qindra të tjerë, përpara zyrave qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e qershorin e ketij viti, iu rikthyen sërish tubimeve.
“Ne nuk do të ndalojmë së protestuari, deri në anulimin e këtij projekti që zhduk dhe varros përfundimisht Dibrën” – është shprehur ai. Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për rajonin me kërkesen e vetë Shqipërisë, e më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Tiranës dhe SHBA”.
Top Channel