Një tjetër yll për Parisin, në janar kryeqytetasit “joshin” Felix

10/11/2022 16:16

Joao Felix është gjithnjë e më i palumtur në radhat e Atletico Madrid dhe nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone.

Në këtë formë, durimi i tij ka mbërritur në fund dhe 23-vjeçari i ka kërkuar agjentit të tij, Jorge Mendes të shohë për një zgjidhje në merkaton e janarit. Sipas “Le Parisien”, Mendes është vënë menjëherë në lëvizje, madje duke mbajtur një takim me drejtues të PSG. Klubi kryeqytetas është i gatshëm të investojë tek Felix në janar vetëm nëpërmjet formulës së huazimit për ta transferuar më pas përfundimisht në verën e vitit 2023.

Aktualisht, Felix është nën kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, megjithatë në klubin madrilen duke njohur edhe dëshirën e portugezit për t’u larguar, nuk do të bëjnë shumë rezistencë. Sigurisht, transferimi i Felix do t’i bënte edhe më të frikshëm parizienët e trajnerit Christophe Galtier, edhe pse nga ana tjetër, Manchester United ende nuk është dorëzuar për fantazistin e Atleticos./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA