Koleksioni i artit nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Microsoft arriti shifër rekord

10/11/2022 11:14

Arti nga koleksioni privat i bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul G. Allen , arriti të mërkurën mbi 1.5 miliardë dollarë për t’u bërë shitja më e madhe me një pronar të vetëm në historinë e ankandit.

Të gjitha të ardhurat  do të shkojnë për qëllime filantropike, tha shtëpia ankandeve. Filimisht besohej se mbi 150 veprat do të shiteshin për 1 miliard dollarë së bashku, por shuma historike u tejkalua edhe para përfundimit të ditës së parë, nga dy ditë gjithsej.

Shitja e vetme më e madhe e natës ishte i Seurat, i cili arriti mbi 149.2 milionë dollar, gati pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm.

Vaji në kanavacë i Cézanne “La Montagne Sainte-Victoire”, u shit për pothuajse 137.8 milionë dollarë. Allen fitoi skenën e famshme alpine në vitin 2001 për 35 milionë dollarë, atëherë çmimi i dytë më i lartë i paguar për një Cézanne në ankand.

Një pikturë e Van Gogh, “Verger avec cyprès”, arriti pothuajse 117.2 milionë dollarë për t’u bërë vepra më e shtrenjtë e artistit që është shitur ndonjëherë në ankand.

Dy veprat e tjera të artit ishin “Maternité II” e Gauguin, e cila arriti në 105.7 milionë dollarë dhe “Pylli i thuprës” i Klimt, një peizazh në shkallë të gjerë që u shit për mbi 104.5 milionë dollarë.

Piktura e Gauguin theu gjithashtu një rekord të mëparshëm ankandi për veprën e artistit Allen e bleu kanavacën, e cila ka ngjyrime fetare në përbërjen e nënës dhe fëmijës, në vitin 2004 për 39 milionë dollarë në atë kohë rekord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA