Tifozët e Milanit po presin rinovimet e Rafael Leaos dhe Ismaël Bennacer, ndërkohë që drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë arritur akordin në lidhje me Pierre Kalulu.
22-vjeçari u ble nga ekipi i dytë i Lyonit në shtatorin e vitit 2020 për vetëm 1.29 milionë euro. Mbrojtësi francez përfiton 600 mijë euro në sezon nga kontrata aktuale, që i përfundon në vitin 2025.
Paolo Maldini ka gjetur gjuhën e përbashkët me agjentin e Kalulu, me lojtarin e prapavijës që do të firmosë deri në vitin 2027, ndërkohë që paga e tij sezonale do të jetë 2-2.4 milionë euro.
Kalulu është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës së Stefano Piolit. Përveç qendrës së mbrojtjes, ai po bën shumë mirë edhe anësorin e djathtë.
Top Channel