Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit, i pyetur nga mediet franceze mbi vazhdimësinë e Dideir Deschamps në krye të “Gjelave” ka dhënë këtë përgjigje.
“Ne kemi rënë dakord që të takohemi menjëherë pas Kupës së Botës. Nëse shkojmë në gjysmëfinale, ai e ka opsionin e rinovimit. Nëse ndihet i motivuar për të vazhduar, ne as nuk e diskutojmë. Nëse nuk e përfundojmë në top-katërshe, do të diskutojmë… Në këtë hipotezë jam unë që e kam në dorë qëndrimin e tij. Do të shohim në varësi të rrethanave. Nëse Didier nuk arrin në gjysmëfinale, nuk është e sigurt që do të qëndrojë. Nuk shoh të jetë lodhur nga skuadra e Francës dhe ka dashuri për fanellën. Kam besim absolut tek ai”, tha ai.
Nëse Deschamps nuk arrin objektivin, zëvendësuesi i tij është gati: prej shumë muajsh Zinedine Zidane pret të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, pas përvojës shumë të suksesshme në krye të Realit të Madridit.
Top Channel