Foto Ilustruese

Me përmirësimin e motit, Daily Telegraph paralajmëron një rritje të numrit të shqiptarëve që kalojnë drejt Anglisë me gomone.

Pritet një rritje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin Anglez, pasi kontrabandistët kanë postuar varka ‘100 mijë për qind në kushte të mira’, shkruan Daily Telegraph.

Në artikull thuhet se reklamat janë postuar në ‘TikTok’ të martën në mbrëmje duke ofruar udhëtime të sigurta, pasi pritet që deti të jetë i qetë pas një jave stuhi dhe shira që penguan shumicën e kalimeve.

Një nga reklamat me një foto në sfond të shqiptarëve në varka të vogla në Kanal shkruante se udhëtimi do të ishte i lehtë.

“Udhëtim në Angli me një gomone. Nisja e udhëtimit nga Calais. Arritja në Dover. Super i sigurt. Siguro 100,000 përqind. Nisja bëhet në datën 11 të këtij muaji”- ka vrojtuar Daily Telegraph në rrjetin social “Tiktok”.

Ndërkohë,  ministrat britanikë janë gjithnjë e më të shqetësuar se deri në 10,000 emigrantë mund të arrijnë në Angli  deri në fund të vitit.

Po ashtu, ekziston frika se çdo rritje e numrit të emigrantëve të paligjshëm do të ushtrojë presion në qendrën e azilit në Kent.

Top Channel