Tre persona janë vënë në pranga, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale si falsifikimi i dokumentave, kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe dhuna në familje.
Një 35-vjeçar me iniciale S. K., banues në Xhavzotaj të Durrësit, ësshtë vënë në pranga pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Gjithashtu është arrestuar edhe një i mitur nga qyteti bregdetar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 23-vjeçarin me iniciale S. C. ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë.
Në pranga u vu edhe 53-vjeçari me iniciale A. S., banues në Bilaj të Krujës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për kryerjen e veprime të mëtejshme ndaj personave të arrestuar.
Njoftimi policisë:
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, gjatë tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.
Po nga këta specialistë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. S., 53 vjeç, banues në Bilaj, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel