Rusët njoftuan tërheqjen nga Khersoni, reagon Ukraina: E besoj kur flamuri ukrainas të valëvitet mbi qytet

09/11/2022 18:44

Këshilltari i Lartë i presidentit të Ukrainës Mykhailo Podolyak, gjatë një deklarate për mediat, ka komentuar tërheqjen e trupave ruse nga qyteti jugor Kherson.

“Derisa flamuri ukrainas të valëvisë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për një tërheqje ruse”, ka thënë Mykhailo Podolyak.

Deklarata e tij vjen pasi është raportuar se ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Dhe ka qenë komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, që ka thënë se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit.

Kjo vlerësohet si një goditje e rëndësishme pasi Rusia përballet me një kundërofensivë të Ukrainës.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro”, citohet të ketë thënë gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë

 

Top Channel