Melinda French Gates duket se po fillon një romancë të re që nga divorci me miliarderin Bill Gates.

Filantropia dyshohet  se ka nisur një lidhje me Jon Du Pr, një ish-korrespondent të Fox News, i cili tani punon si specialist komunikimi.

Është e paqartë se prej kur dyshja kanë nisur të takohen, por Du Pre dhe French Gates u fotografuan së bashku në ndeshjen e Nets dhe Celtics në prill.

TMZ raportoi gjithashtu se dyshja, përfshirë edhe disa anëtarë të familjeve të tyre, qëndruan në Pelican Hill, hotel me 5 yje në Newport Beach të Kalifornisë.

Autori i “Prodigal Father”, 63 vjeç, është baba i tre fëmijëve me ish-gruan e tij, Gina, djemtë Kasey dhe Jonny, të cilët u diplomuan në BYU, dhe vajzën Jessie, e cila u diplomua në Universitetin e Utah.

French Gates dhe bashkëthemeluesi i Microsoft finalizuan divorcin e tyre në gusht 2021 pas 27 vitesh martesë, vetëm tre muaj pasi njoftuan ndarjen.

Ata themeluan Fondacionin Bill dhe Melinda Gates ndërsa ishin bashkë, e cila është kthyer në një nga organizatat bamirëse më të mëdha në botë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel