Forcat ukrainase shkatërrojnë dy depo municionesh ruse në jug

09/11/2022 17:25

Forcat e Kievit shkatërruan dy depo municionesh ruse në Ukrainën jugore këtë të martë.

Sipas ushtrisë ukrainase depot ishin në Snihurivka, rajoni i Mykolaiv, dhe Kostromka, në Kherson fqinj.

Komanda Operative e Ukrainës Jug listoi gjithashtu humbjet për Rusinë në të gjithë Ukrainën jugore gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë katër tanke, një sistem raketash anti-ajrore “Tor-M2”, një obus vetëlëvizës “Acacia”, dy mortaja dhe nëntë njësi automjetesh të blinduara.

Viktima të këtyre përplasjeve mbetën 55 trupa ruse, ndërsa në deklaratë thuhej se ata po kërkonin aktivistë të rezistencës ukrainase dhe po përpiqeshin të prishnin rrugët e informacionit, duke çmontuar kullat e komunikimit celular.

Top Channel