Moderatoja Elona Duro e ftuar këtë të martë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel tha emrin se kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars.

Ndërsa u eleminua të premten e kaluar, ajo bën tifozëri për Isli Islamin.

“Po të fitonte grupi im dhe të dilte grupi tjetër do të ishte Genti, këtë nisem nga pikët, disa gjëra janë të thjeshta, është dukshme, Genti është ndër më të rrëzikuarit.  E kam të vështirë të them emra të tjerë kush e fiton, që dua unë të fitojë, është Isli, vetëm Isli”, tha Elona.

Kujtojmë se Elona ishte ndër konkurrentet më të dashura për publikun, me karakterin e saj pozitiv.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel