E masakruan dhe e lanë në një varr të hapur/ Ekzekutohet shqiptari në Qeparisia, arrestohen tre autorët! Viktima kishte me vete 12 mijë euro (emri)

09/11/2022 17:27

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në zonën e Qepariasia në Peloponez.

Sipas policisë lokale Viktima është Eni Dollani nga Gramshi . Ai u gjend i vrarë pasditen e së martës në një plazh, nga një banor i zonës i cili po shëtiste qenin e tij.

Trupi i viktimës pasi ishte masakruar me gjasa me sende të forta, u gropos një një varr të hapur rishtaz prej autorëve.

Për fatin e keq të të cilëve, ka qenë qeni i një banori që e zbuloi rastësisht trupin.

Mbas hetimeve,autoritet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së Dollanit, me të cilët viktima ishte në një lokal duke konsumuar pije alkoolike.

Policia mundi të ndalojë tre personat. Bëhet fjalë për një grua greke, dhe dy meshkuj, një shqiptar dhe një pakistanez të cilët po merren në pyetje në drejtorinë e policisë së Mesinias (kalamata). Emrat e autorëve të dyshuar nuk bëhen publikë për momentin.

Ende nuk dihet arsyeja që i shty autorët të ekzekutojnë Eni Dollanin, por mësohet se viktima kishte me vete një shumë afro 12000 euro,të cilat nuk iu gjetën në xhep kur u zbulua trupi i tij.

Top Channel