Biznesi i vogël/ Mbytet nga taksat! Shkodër, nga 2015 u mbyllën 2 mijë biznese! “Hiqet një taksë e del një tjetër më e madhe”

09/11/2022 19:47

Që prej vitit 2015 e deri më sot rreth 2000 biznese të vogla janë mbyllur apo kanë pezulluar përkohësisht aktivitetin, në Shkodër për shkak të vështirësive ekonomike.

Tregtarët thonë se në njërin krah janë ulur disa taksa por menjëherë në krahun tjetër ka dalë një taksë e re edhe më e madhe ndërsa fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

Në tregun e Zdrales, më i madhi në Shkodër, sot shumica janë dyqane që lëshohen me qira ndërsa ato pak të hapura, drejtohen nga pensionistët.

Ata tregojnë se qeveria pati premtuar heqjen e pagesës  së kontributeve të sigurimeve shoqërore per pensionistët që punojnë por sot ata të gjithë pensionin e rikthejnë në shtet.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA