Aktori i dorëzon çmimin e tij “Oscar” Zelenskyt

09/11/2022 18:38

Aktori Sean Penn gjatë një vizite në Kiev nderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke i dorëzuar atij Oscarin në një lëvizje simbolike.

“Nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën”, i tha Penn Zelenskyt në video, duke shtuar se “kur të fitoni, kthejeni atë në Malibu”.

Kjo ishte vizita e tretë e Penn në Ukrainë gjatë luftës, e cila nisi më 24 shkurt të këtij viti.

“Këtë herë takimi ynë ishte i veçantë. Sean solli statujën e tij Oscar si simbol të besimit në fitoren e vendit tonë. Do të jetë në Ukrainë deri në fund të luftës”, shkroi Zelensky në Telegram.

Në fund, Zelensky i dorëzoi Penn Urdhrin e Meritës së Ukrainës të shkallës së tretë, duke e falënderuar atë për mbështetjen e sinqertë dhe kontributin e rëndësishëm.

Top Channel