17 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit nga 514 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 9 qytetarë, në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.

Aktualisht janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim tre pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika ( 9 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 514

Testime totale 2,001,064
Raste pozitive 331,961
Raste të shëruara 328,189
Raste Aktive 179
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Vlorë 16
Fier 12
Gjirokastër 6

Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Durrës 2
Lezhë. 1

Top Channel