Katar 2022/ Reja me plan B për miqësoren në Marbeja. Kush janë lojtarët që do kalojnë ‘testin’

08/11/2022 15:51

Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur pasditen e së martës në Marbeja ku mbrëmjen e së mërkurës do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore këtë herë me organizatorët dhe skuadrën që do të çelë kampionatin botëror të Katarit.

Pas një udhëtimi prej mëse 4 orësh e 30 minuta kuqezinjtë fluturuan nga aeroporti i Rinasit për në Malaga e më pas me autobus për rreth 40 minuta për të mbërritur dhe akomoduar në hotel.

Gazetari Endi Tufa, i cili përcjell për Top Channel atmosferën atje, tha se pasditen e sotme kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së mbrëmjes së nesërme.

Ashtu si me Arabinë Saudite edhe këtë herë në dispozicion të trajnerit Edi Reja është një ekip B me lojtarë të kampionatit shqiptar të kategorisë Superiore ku do të testohen lojtarë që mund të jenë të vlefshëm edhe për ndeshjet zyrtare.

Ndërkohë që po si në ndeshjen me Arabinë Saudite në Abu Dhabi edhe ky takim nga skuadra që e organizon Katari, është kërkuar të mos transmetohet e xhirohet duke qenë se testi i tyre është për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA