Pas bibliotekës së Faik Konicës, Lumo Skëndos dhe Aleks Budës në Bibliotekën Kombëtare do të zërë vend edhe biblioteka e Lasgush Poradecit.
Nëpërmjet një fondi të veçantë familjes se tij i janë blerë librat, duke bërë që rreth 650 tituj të koleksionit të tij të kalojnë në fondin e Bibliotekës.
Një pjesë e mirë e tyre mbartin shënimet e autorit dhe një pjesë e mirë po ashtu kanë nevojë për restaurim përpara se të ekspozohen gjerësisht.
Biblioteka e vjetër, e cila do të përfundojë së shpejti në një prej anekseve të Bibliotekës Kombëtare do të jetë njëlloj muzeumi i vogël që lidhet me jetën e shkrimtarëve dhe koleksionet e tyre. Sepse ata ishin ajo çka lexonin.
Llazar Gusho i njohur si Lasgush Poradeci ka qenë poet, arsimtar, përkthyes dhe kritik shqiptar. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë, por edhe liqerit të tij.
Top Channel