Vedat Muriqi nuk ka zgjedhur rastësisht Mallorcan për të vijuar karrierën, pasi sulmuesi dardan dëshiron të hyjë në historinë e klubit.
Dhe është në rrugën e duhur. Drejtuesit e klubit ishullor vendosën në verë të bënin një përpjekje të madhe ekonomike për Muriqin, duke e shndërruar blerjen më e shtrenjtë në të gjithë historinë e tij. Ishte një lëvizje e rrezikshme, pasi kushtëzoi pjesën tjetër të merkatos. Mirëpo, duket se kupola drejtuesi e ka fituar bastin me Muriqin.
Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Tomer Hemed shënoi shtatë gola në trembëdhjetë ndeshjet e para të sezonit 2012/13, statistikë që Muriqi e barazoi këtë të diel, me golin kundër Villarrealit.
Sulmuesi izraelit në atë kohë iu bashkua “vrasësve” të tjerë Mallorcas si: Dani Güiza (08/07) dhe Aritz Aduriz (10/09). Dy lojtarë që imituan atë që Walter Pandiani kishte arritur më parë në 2002/2003. Listës së sulmuesve të mëdhenj që lanë shenjë te Mallorca në La Liga i duhet shtuar emri i Muriqit.
Top Channel