Arsenal nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta është duke zhvilluar një kampionat si protagonist teksa për momentin ia ka dalë të eklipsojë edhe Manchester Cityn, pasi Topçinjtë janë ata që kryesojnë Premier League.
Megjithatë, rruga është e gjatë dhe shpeshherë gjatë historisë së saj, Arsenal e ka pasur të vështirë ruajtjen e vazhdimësisë duke përfunduar maksimumi në katër vendet e para. Por, këtë “traditë” kërkon ta hedhë poshtë, Oleksandr Zinchenko i transferuar këtë verë nga Manchester City. Ukrainasi thekson se skuadra duhet t’i marrë ndeshjet hap pas hapi dhe të vrasë stereotipin e vendit të katërt.
“Ne kemi një ëndërr të madh këtë sezon. Duhet që të “vrasim” atë stereotipin që Arsenal e mbyll kampionatin në vend të katërt, mendoj se kjo skuadër dhe tifozët meritojnë më shumë. Duhet të punojmë shumë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë.
Sigurisht që Manchester City është një skuadër e mrekullueshme, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Mendoj se kemi krijuar një grup shumë special, e rëndësishme është që ne besojmë te vetja jonë. Ka Akoma vend për përmirësim, por jemi në rrugën e duhur dhe ecim para si një familje”, u shpreh Zinchenko./ Super Sport
Top Channel