Dhjetë kartona të kuq në një ndeshje të vetme futbolli; është diçka që nuk mendohet as për videolojërat, por që ka ndodhur me të vërtetë.
Bëhet fjalë për Superkupën e Argjentinës mes Boca Juniors dhe Racing me këtë të fundit të fitoi me rezultatin 2-1 në minutën e 118 me 3 kartona të kuq në radhët e tij, pasi arbitri Facundo Tello nuk e mbajti aspak dorën teksa i nxori kartonat e kuq nga xhepi i tij me breshëri.
Të parët që lanë fushën e lojës ishin Sebastian Villa dhe Johan Carbonero që u kapën në minutën e fundit shtesë të kohës së rregullt me rezultatin 1-1.
Në pjesën e parë të kohës shtesë, Facundo Tello që do të gjykojë edhe ndeshje të Botërorit, përjashton nga fusha edhe Alan Varelan duke e lënë Boca jr me 9 futbollistë, por situata u nxeh pas golit të Carlos Alcaraz. Racing humbi pikërisht autorin e golit dhe Jonathan Galvan, ndërkohë që te Boca Juniors u dërguan në dhomat e zhveshjes me kartonin e kuq edhe Luis Advincula, Carlos Zambrano që ishin zëvendësuar, Diego Gonzalez në stol e Frank Fabra.
Qershia mbi tortë ishte momenti i minutës së 130, pasi mbi kohën shtesë u dhanë edhe 10 minuta të tjera ekstra. Arbitri kërkoi në monitorin e sistemit VAR për të parë gjestin e Benedetos që la të nënkuptohej marrja e ryshfetit nga arbitri dhe Tello nuk e kurseu aspak duke i treguar kartonin e kuq, i 7 në total për Boca Junior, i pesti në fushën e lojës me skuadrën kampione të Argjentinës që mbeti me 6 lojtarë numër që e bënte të pamundur vazhdimin e ndeshjes dhe Racing fitoi këtë superkupë të stilit Far West.
Top Channel