Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Kjo fushë që sot përdoret si vend parkim për automjete në Durrës dikur ishte një pallat.
Ndërtesa u shemb nga tërmeti duke u marrë jetën 2 grave 26 nëntorin e vitit 2019. Sipas ekspertizës në katin e parë kishte pasur ndërhyrje në kolonat e pallatit për të zgjeruar një lokal.
Këtë të hënë gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm 4 nga 7 të akuzuarit si përgjegjës të pasojave fatale të tërmetit të 26 nëntorit.
Ata u akuzuan se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre në procesin e kolaudimit, legalizimit të ndërtimeve apo ndërhyrjeve të paligjshme në strukturat e objekteve çuan në pasojat tragjike, shembjen e objekteve që zunë nën vete jetë njerëzore natën teksa gdhihej 26 nëntori i vitit 2019. por gjyqtari i çështjes Artur Prenga, i caktuar nga KLGJ për të gjykuar një nga 3 çështjet e dosjes së tërmetit në objektet me viktima, vendosi pafajësi për Artur Terziun, pronar i lokalit Barons te pallati 6-katësh, ish-kreun e ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-kreun e INUK Artur Çela dhe arkitekten Neviana Isufi.
Ndërkohë u dënuan lehtë të ashtuquajturit ushtarë të këtij procesi. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve Skerdi Bello, Albrend Qetka dhe Aldo Dekovelli për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe në përfundim i dënoi ata me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vitesh.
Madje këtyre të fundit i ngarkohen dhe shpenzimet gjyqësore. Prokuroria e Durrësit deklaroi se do e ankimojë vendimin pasi është e provuar rrezikshmëria e veprimeve apo mosveprimeve të këtyre personave.
Top Channel