Kriza klimatike po bën që rezervat e akullit të planetit të shkrijnë me një shpejtësi të paimagjinueshme. akulli i Arktikut do të zhduket gjatë verës dhe niveli i detit do të arrijë në përmasa shkatërruese paralajmëron një raport i ri shqetësues.
Edhe nëse emetimet e ngrohjes së planetit reduktohen rrënjësisht, shtresat e mëdha të akullit në pole do të vazhdojnë të shkrihen për qindra vjet, duke shkaktuar deri në tre metra rritje të nivelit të detit që do të rrezikojë qytetet bregdetare, thuhet në raport. Humbja e pakthyeshme e akullit nga Arktiku gjatë verës mund të ndodhë brenda një dekade dhe tani nuk mund të shmanget.
Humbja e akullit nuk është “e vetmja shenjë e kolapsit në rritje”, sipas raportit të Gjendjes së Kriosferës, i cili është publikuar nga një grup shkencëtarësh në fillim të bisedimeve të klimës të Kombeve të Bashkuara COP27 në Egjipt.
Shkrirja e akullit në Groenlandë ka shkaktuar tashmë rreth 30 cm rritje të nivelit të detit.
OKB-ja paralajmëroi kohët e fundit se nuk ka “nuk ka rrugë të besueshme” që qeveritë të mbajnë temperaturat nën një prag të rënë dakord prej një rritjeje prej 1.5 C dhe një rritje e mëtejshme e temperaturave do të rezultonte në dëme “të pariparueshme” dhe do të përbënte një kërcënim ekzistencial për vendet e ulëta dhe komunitetet bregdetare.
Top Channel