Foto Ilustruese

39-vjeçari i identifikuar si Fatmir Musteqja është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi është konstatuar duke lëvizur me armë zjarri.

Policia thotë se pas kontrolleve intensive të zhvilluara me qëllim kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri, në drejtim të disa automjeteve të parkuara, ka marrë informacion se një person qarkullonte me armë zjarri në automjet në Kamëz.

Automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari u bllokua nga policia  dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel