Premiera e “Trimat e Jutbinës”, konceptuar me tregimet e moçme shqiptare të Mitrush Kutelit

07/11/2022 19:59

“Trimat e Jutbinës”, shfaqe premierë nga Ansambli Popullor, konceptuar mbi legjendat e jashtëzakonshme shqiptare të marra nga vëllimi: “Tregime të moçme shqiptare”, nga Mitrush Kuteli.

Ky vit përkon me 65 vjetorin e Ansamblit Popullor.

Muzika origjinale dhe regjia nga Gerti Druga. Me koreografi të Rexhep Çeliku, Genc Kastrati, Jera Çurçia.

Sinkron Gerti Druga, kompozitor

Konceptuar në 11 momente të ndryshme ku do jenë ndërthurur muzika, vallet, ritet. Kjo shfaqe synon të realizojë një koncept krejtësisht të ri përsa i përket natyrës së Ansamblit. Ndërthurja e muzikës instrumentale, e cila personifikon personazhet kryesorë, me përpunimet vokal- korale, thuajse një opera, me motive të muzikës tradicionale, ardhur në kohën e sotshme si dhe ndërhyrjet e koreografive solistike dhe atyre masive.

Trimat e Jutbinës vjen premierë në datat 9 dhe 10 dhjetor në skenën e TKOB nga grupi vokal dhe truba e valleve të Ansambit Popullor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA