Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Dukshëm nuk ka vetëm shqiptarë që “pushtojnë” sipas Ministres së Brendshme britanike jugun e Anglisë, por edhe britanik sipas një gazete angleze, që pushtojnë jugun e Shqipërisë, njësoj si edhe shqiptarët, për një jetë më të mirë.
Britanikë të varfër po dynden drejt Shqipërisë këtë dimër, kur faturat e energjisë kanë kapur qiellin, dhe ku jetesa është shumë me e lirë, shkruan gazeta The Daily Star e cila, raporton kundër rrymës së thuajse gjithë medieve britanike që nuk po lënë lajm dhe detaj për të shkruar sa më zi për gjithçka shqiptare.
Shumica e britanikëve po shfrytëzojnë fluturimet e lira drejt Shqipërisë deri ne 24 sterlina ku tetë linja ajrore fluturojnë drejt Shqipërisë , madje ata shfrytëzojnë edhe hotelet e lira, në këtë vend me klimë mesdhetare dhe diell gjithë vjetor.
Ekspertët e industrisë së udhëtimeve thonë se vihet re një rritje e udhëtimeve drejt Tiranës ku kostoja e jetesës është 64 përqind më e lirës se në Britani shkruan The Daily Star.
Një birrë kushton 1 paund , ndërkohë që një apartament me tre dhoma ne buzë të detit kushton 280 pound ne muaj. Hotelet me 5 yje kushtojnë deri ne 30 paund nata. Një pensionist që citon The Daily Star, thotë se “ kam ardhur se është shumë më lirë dhe më mirë se në Britani ne dimër veçanërisht në ditët tona.” Pensioni im britanik më del e më tepron në fund të muajit. E thjesht fare”.
Ndërkohë një eksperte e udhëtimeve kulturore shton se; “Një nga gjërat më të bukura të Shqipërisë është të huajt mirëpriten nga vendasit dhe Shqipëria është vendi më miqësor që mund të vizitoni, përveçse është vendi më pak i rrezikshëm, por të huajt duhet të marrin pantallona me llastik, pasi kulinaria shqiptarë është fantastike dhe absolutisht e përballueshme”, shkruan The Daily Star.
Top Channel