Partia “Lista Serbe” ka dorëzuar ditën e sotme mandatet e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njofitm.
Dhjetë deputetët, Slavko Simic, Adem Hodza, Igor Simic, Miljana Nikolic, Zoran Mojsilovic, Verica Ceranic, Branislav Nikolic, Milos Perovic, Ljubinko Karadzic dhe Jasmina Dedic kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj Qeverisë së Kosovës pas tensioneve në veri të vendit.
Të njëjtin vendim kanë marrë edhe policët, prokurorët, gjyqtarët e asambleistët serbë në Kosovë.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës erdhi pas largimit nga puna të drejtorit të Policisë në veri të Mitrovicës.
Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke mos lëshuar fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Top Channel