Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Bardhyl Karaj është vënë në pranga këtë të hënë në Kombinat, pasi tentoi të qëllonte me armë zjarri kushëririn e tij.
Pas një konfilkti për pronat, 40-vjeçari banues në Pezë të Madhe kërcënoi me pushkë kushëririn.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, mes 2 shtetasve (kushërinj). Kanosi me armë zjarri një shtetas (kushëri i tij), falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me të cilën dyshohet se kanosi 40-vjeçari. nShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas, kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër (kushëri i tij), kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Dorëz”. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. K., 40 vjeç, banues në Pezë të Madhe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K (kushëri i tij). Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, sipas policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel