Nyemar në telashe politike/ Ylli brazilian tensionon klimën në Selecao duke u ngatërruar me politikën

07/11/2022 15:29

Botërori i Katarit po afron gjithnjë e më shumë me Brazilin që do të kërkojë të fitojë titullin e gjashtë në historinë e tij. 

Por kur flitet për Seleçaon është e paevitueshme të përmendet ylli i kësaj skuadre, Neymar. Sulmuesi 30 vjeçar ka hyrë sërish në telashe dhe këtë radhë shkak u bënë zgjedhjet presidenciale në Brazil.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle Sport në versionin online të saj, Neymar duke shprehur hapur mbështetjen ndaj Jair Bolsonaros që në fund humbi zgjedhjet kundrejt rivalit të tij, Lula, theu një rregull të pashkruar të skuadrës përfaqësuese braziliane; ai për mosmarrjen e asnjë pozicioni në çështjet politike.

Neymar e bëri këtë duke përdorur rrjetet sociale dhe popullaritetin e tij për të ndikuar në rizgjedhjen e Bolsonaros. Por problemi i vërtetë në këtë histori është diçka tjetër.

Në fushatën e tij, Neymar përfshiu edhe kombëtaren braziliane teksa deklaroi se rizgjedhjen e Bolsonaros do ta festonte në botërorin e Katarit duke i dedikuar golin e parë të shënuar prej tij në këtë kompeticion. një deklaratë që nuk është pëlqyer aspak te pjesa tjetër e futbollistëve të Seleçaos ku është krijuar një klimë tensioni kur kanë mbetur 2 javë nga starti i evenimentit më të rëndësishëm futbollistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA