“Ndoshta është e kundërta e asaj që është shpjeguar…”/Shoku i ngushtë i Pique bën deklaratën e fortë

07/11/2022 17:52

Largimi i Gerard Pique nga ekipi i Barcelonës ishte një surprizë për të gjithë. 

Këto vendime zakonisht nuk ndodhin në mes të një sezoni, përveç nëse ka rrethana të caktuara. Prandaj, procedurat e vazhdueshme të divorcit të Pique me Shakira janë një rrethanë e tillë që mund të ketë kontribuar në këtë shkëputje të parakohshme.

Sido që të jetë, lojtari katalanas ka pasur një sërë arsyesh të tjera që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.

Në fund të fundit, Pique është parë si i keqi dhe është etiketuar si jobesnik. Tashmë, një mik i ish-futbollistit, ka dalë për të mbrojtur atë. Bëhet fjalë për gazetarin Jordi Baste, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Në një prononcim për ‘El Nacionat.cat’, gazetari ka hedhur një bombë që shumë pak veta e prisnin.

“Gerard Pique nuk ka folur për ndarjen e tij nga Shakira. Në tre muaj ai është bërë i keqi i kësaj historie dhe derisa të dimë të gjitha detajet, nuk duhet të themi asgjë. Sepse në jetë çdo gjë ka nuanca. Dhe disa prej tyre do t’ju habisin”.

Nuk e dimë saktësisht se cilat detaje mund të befasojnë, por Baste bëri një aluzion.

“Ndoshta është e kundërta e asaj që është shpjeguar, veçanërisht kur i referohet jetës së tij personale”.

A mund të ketë qenë Shakira jobesnike ndaj Piques? A është kjo arsyeja pse Baste ka bërë komente duke sugjeruar se historia është treguar mbrapsht?

Apo po flet për kolumbianen që dëshiron të largohet nga Spanja dhe të shkojë në Miami pa e biseduar me Piquen?

Gazetari ka hapur kutinë e Pandorës dhe mund të ketë shumë informacione të reja në ditët në vijim. Ndërkohë, Pique do të fokusohet më shumë në perandorinë e tij të biznesit pas daljes në pension dhe shkëputjes që bëri nga futbolli.

Top Channel