Mjaftoi vetëm një deklaratë e Selenës, mikesha që i dhuroi veshkën “hedh poshtë” këngëtaren

07/11/2022 16:31

Në një intervistë të fundit për ‘Rolling Stone’, këngëtarja e njohur Selena Gomez u shpreh se Taylor Swift është mikesha e saj e vetme në industri.

Mirëpo, komenti nuk i ka pëlqyer aspak mikeshës së saj Francia Raisa, e cila i ka dhuruar veshkën këngëtares në vitin 2017. Citimi u nda nga E! News në Instagram, ku aktorja 34-vjeçare Raisa komentoi duke thënë: Interesante!

Më vonë ajo e bëri unfollow Selena Gomez-in në Instagram. Fansat nxituan ta mbrojnë Selena-n pas komentit, duke theksuar se këngëtarja po fliste qartë për miqtë e saj në industrinë e muzikës. Gomez dhe Raisa u bënë kryefjalë e mediave në vitin 2017 pasi kjo e fundit i dhuroi veshkën këngëtares.

Dyshja janë mikesha që nga viti 2007 dhe kur Gomez zbuloi se vuante nga Lupusi, një gjendje kronike autoimmune dhe kishte nevojë për një veshkë për të shpëtuar jetën, Francia u tregua e gatshme për t’i dhuruar veshkën e saj. Rikujtojmë, se së fundmi Selena ka rrëfyer mbi betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen e Lupusit. Artistja rrëfeu një episod kur u përkeqësua në një ekstrem në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese kudo në trup.

Në dokumentarin e saj “Selena: My Mind & Me” 30-vjeçarja foli për gjithçka, por theksoi shëndetin e saj mendor dhe mënyrën se si është përballur me gjendjen e saj në lidhje me çrregullimin bipolar. Një nga gjërat që e ka mërzitur më shumë Selena-n është mundësia për të mos u bërë dot nënë, një ëndërr që ajo ka por që mund të mos e realizojë.

Top Channel