Mbante të ngujuar familjen prej vitesh/ Motra dhe vëllai i Gjergj Laçit mohojnë akuzat: Fajin e kishte nusja, donte të ikte në Francë!

07/11/2022 13:50

Një 52-vjeçar i identifikuar si Gjegj Laçi është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë sepse akuzohet se mbante të ngujuar familjen e tij, gruan dhe fëmijët e mitur të cilët i dhunonte.   

Bekim Laçi, vëllai i të arrestuarit ka mohuar sot për “Shqipëria Live” të gjitha akuzat e ngritura ndaj Gjergjit. Ai tha se fëmijët nuk janë penguar të shkojnë në shkollë, por në lagje nuk lejoheshin të dilnin për shkak se Gjergjit nuk i pëlqente shoqëria e tyre.

Ai mohoi edhe dhunën e supozuar ndaj bashkëshortes së Gjergjit, madje duke thënë se gjithçka ishte e stisur prej saj.

Ai kishte një afrimitet më shumë sesa duhet dhe nuk kishte qejf t’i linte me kalamajtë problematik të zonës. Unë i kam qëndruar pas në cdo moment.  Unë kam marr iniciativën për t’i çuar në shkollë, çdo shpenzim do përgjigjesha unë. Kanë shkuar në shkollë sa kanë mbaruar 9-vjeçaren. E nisëm t’i çojmë në shkollë në Durrës. Daja nuk kishte mundësi t’i mbështeste financiarisht.

Gjergji edhe mua më ka ndihmuar të mbaroj shkollën e lartë. Ishte një mjeshtër pune në Itali, njeri besnik. Kanë pasur içik afrimitet më shumë sesa duhet, kalamajtë nuk donte t’i linte vërdallë. I linte të dilte nga shtëpia. Nuk e ka dhunuar bashkëshorten, i kam pyetur çdo ditë. Për fishekë, nuk di gjë. Nuk ishte ne gjendje të punonte se ishte sëmurë me insulinë. Punonte me sezone te tregu kur ndihej mirë. Më thoshin nuk kemi nevojë, fëmijët i kam pasur edhe nxënës, janë 15 dhe 17 vjeç. Asnjë mungesë nuk kanë bërë. Bashkëshortes së Gjergjit i kam ofruar punë, thoshte unë nuk bëj atë punë si nusja jote. Nuk donte të punonte. Kjo shtëpi është për t’u shembur, dritat janë prerë ngaqë do shembet, e kanë shtyrë sa të gjendet një banesë tjetër. Fëmijët e kanë lënë se për shkollën e mesme patën dy mundësi. Ishin pak të mërzitur kohët e fundit. Ata kanë 6 vite në shkollë, vëllai i nuses më ka thënë se ata donin të iknin në azil prandaj e kanë thënë këtë. Ne kemi ardhur në një shtëpi dhe ajo e futi në sherr me nënën time, me babën e ndau, me vëllezërit e ndau. Nuk më janë ankuar, asnjëherë, nuk kanë qenë mirë me mësime, nuk kanë marrë asnjë mungesë në shkollë, jo nuk isha në dijeni që kishte armë në banesë. Nuk dimë gjë, vëllai i bashkëshortes së Gjergjit tha e kam marrë në telefon policinë”,  u shpreh Bekim Laçi.

Gjergj Laçi është djali më i mirë që ekziston në rruzullin tokë. Nuk e ka rrah nuk ka shenja dhune. Ajo do të shkojë prostitutë në Francë”- shtoi motra e Gjergj Laçit.

Policia njoftoi dje se në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krëhëra automatiku.

I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Top Channel