Këtë herë, rreziku i një shpërthimi të situatës është dhe më i afërt se më parë: një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi të dërguarit e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si atë të pushtimit të Ukrainës, të vihet në pikëpyetje arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar me kujdes në tridhjetë vitet e fundit.

Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Në Kosovë, shkruan la Repubblica, përfaqësuesit e minoritetit serb dhanë dorëheqje në bllok. Një ministër, dhjetë deputetë, drejtues të pushtetit vendor, zyrtarë policie, të gjithë vendosën të largoheshin nga postet e tyre.

Shkaku i përplasjes ishte që ka ndarë prej një viti shtetin më të ri të Europës: targat e makinave. Qeveria e Prishtinës imponon konvertimin në targa të Kosovës, pakica serbe dëshiron të mbajë ato të lëshuara nga Beogradi. Një drejtor polici refuzoi t’i përmbahej rregullave të reja dhe u shkarkua, duke provokuar protesta dhe një gjendje në tërësi që rrezikon përshkallëzimin në konflikt. Përtej kufirit, ndërkohë, Serbia ka përforëcuar dislokimin e forcave të saj, të vëna në lëvizje pas atyre që thonë se ishin disa dronë të dyshimtë.

Me pak fjalë, shkëndija këto që mund të ndezin të gjithë rajonin. Kujt i intereson e gjithë kjo? Vetëm Rusisë, thuhet në shkrim. Kryeministri Albin Kurti bëri thirrje kundër bojkotimit të institucioneve e i kërkoi serbëve etnikë “të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, e më pas Beogradin se: “Po bëhet instrument i Kremlinit”.

Në të njëjtën kohë, presidenti serb Aleksandar Vuçic takoi ministrat e tij, patriarkun ortodoks Porfirije por edhe ambasadorin rus për të diskutuar situatën në Kosovë. Si me Prishtinën tani, ashtu edhe me Sarajevën, vazhdon la Repubblica, duket sikur rrota e historisë po kthehet pas, duke rrezikuar ekuilibrat e ndërtuar me shumë pas konflikteve të ashpra që lanë pas një gjendje limbo, pa u gjetur asnjëherë stabiliteti i vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA