Në Shqipëri niveli i korrupsionit është i krahasueshëm me atë në Rusi, një vend autokratik dhe ku oligarkët bëjnë ligjin. Nga Shqipëria nuk ikin vetëm 3 kategori, mes tyre kriminelët.

Nivel i lartë i korrupsionit në vendin tonë i evidentuar edhe nga raportet ndërkombëtare si WorldJusticeProject dhe EUROSTAT, është një nga arsyet kryesore që shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi i tyre. Madje sipas Eurostat-it, niveli i korrupsionit në Shqipëri është i krahasueshëm me atë në Rusi.

“Rusia është vend autokratik i centralizuar në pushtetin e një personi të vetëm. Në Shqipëri sektorët ku korrupsioni është ne nivelet më të larta, janë sistemi Drejtësisë, pavarësisht përpjekjeve të Vetingut, apo SPAK-ut. Është sektori i Shëndetësisë, i Policisë, në çdo drejtori Tenderimesh apo Prokurimesh Publike, ku ndikimet personale dhe nepotike janë të pranishme. Korrupsioni është i lartë edhe në institucione që kanë lidhje me hipotekat, legalizimet e pronave.

Jemi përballë faktit, që në Shqipëri ata që po largohen, janë ata që janë munduar deri më sot të mbajnë veten me rrogën deri në fundin e muajit, që nuk po mjafton më për të përmbushur nevojat më bazë të individit dhe familjes.

Ka edhe profesione që nuk kanë interes të largohen, pavarësisht nivelit të lartë të korrupsionit. Ata janë Ekspertët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Për ta nuk ka rëndësi vendi nga I cili punojnë, rëndësi ka që shërbimin ua ofrojnë një tregu global. Janë edhe ata persona që kanë një biznes dhe nuk mund të largohen dot, pasi nuk mund ta lënë investimin e bërë. Nuk kanë interes të largohen edhe ata që merren me veprimtari të paligjshme, me trafik droge, vjedhje, grabitje, etj”, tha Erion Muça, Hulumtues për çështjet e punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA