Foto ilustruese

Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të hënë pasi është goditur me thikë nga një i ri në Orikum.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes 25-vjeçarit me iniciale S.J. dhe shtetasit me iniciale F.H.

Autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për incidentin.

Top Channel