Vedat Muriqi duket se te Mallorca është në habitatin e tij.
Sulmuesi i përfaqësueses kosovare po gjen rregullisht rrugën e rrjetës në kampionatin spanjoll dhe kjo u pa edhe në sfidën e kësaj fundjave me Villarrealin të cilën skuadra nga Ishujt Baleare e fitoi me rezultatin 2-0.
Në këtë ndeshje Muriqi u bë protagonist absolut teksa shënoi një gol, atë të minutës së 33 pas një krosimi të Daniel Rodriguez, ndërkohë që dha edhe një assist për Ndiaye në golin e dytë të skuadrës, 14 minuta para fundit të ndeshjes.
Kjo sfidë ndaj Nëndetëses së Verdhë, ishte e treta radhazi ku Muriqi shënon për skuadrën e Mallorcës me sulmuesin 28 vjeçar që në këtë mënyrë ngjitet në kuotën e 7 golave në këtë sezon në kampionatin spanjoll duke u pozicionuar në vendin e tretë në klasifikimin e shënuesve më të mirë të La Ligas pas Robert Leëandoëskit të Barcelonës me 13 gola dhe Borja Iglesias i Betis me 8 finalizime.
Top Channel