​Kurti: Situata aktuale, përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin

07/11/2022 21:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO-KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla falënderuan gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

“Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA