Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Akademija Pandev.
Në fakt, sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për tetovarët pasi ata e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e nëntë falë një realizimi të Ljupche Doriev.
Gjithsesi, vendasit nuk përfituan për të “goditur” sërish dhe me lojën që mbeti e hapur, miqtë ia dolën të rikthenin ekuilibrat në minutën e 69-të me anë të Gjorgieski. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe Shkëndija merr një pikë që e lë në vend të dytë, tre pikë larg Strugës kryesuese.
Nga ana tjetër, Akademija Pandev mban vendin e 10-të me vetëm nëntë pikë. Sa i takon ndeshjeve të tjera në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Makedonija Gp fitoi në transfertë 1-3 ndaj Pobedës, Bregalnica mposhti në shtëpi 2-1 Tikves ndërsa Rabotnicki ndali Strugën në barazim 1-1./ Super Sport
Tabela e klasifikimit:
Top Channel