Mesfushori në pronësi të Interit dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotësh nga fusha

06/11/2022 23:01

Dëmtimet i shndërrohen në makth mesfushorit italian Stefano Sensi.

Futbollisti në pronësi të Interit, por që këtë sezon është huazuar te Monza, la fushën e lojës mes lotësh pasditen e sotme.

Kur luhej minuta e 86’ e takimit mes Monzës dhe Veronës, mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë dhe la fushën me ndihmën e barelës, por edhe shokëve të skuadrës, teksa lotët e tij prekën të gjithë të pranishmit dhe imazhet bënë shpejt xhiron e botës.

Sensi u transferua te Interi verën e 2019-ës dhe e nisi në mënyrë të shkëlqyer aventurën zikaltër, por që në nëntor të atij viti e në vijim, dëmtimet nuk i janë ndarë dhe nuk e kanë lejuar t’i japë vazhdimësi formës së tij.

Pikërisht për këtë arsye, zikaltrit e huazuan te Sampdoria gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe te Monza këtë sezon, megjithatë edhe në këto eksperienca, dëmtimet po e ndjekin pas mesfushorin e talentuar italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA