Kanalet vaditëse bëhen “rrugë”/ Dimal, fermerët ujisin tokat me kosto shtesë për shkak të bllokimit

06/11/2022 19:45

“Aktualisht ndodhemi sipër një kanali vaditës, ku në kohën e koperativave ky kanal ishte 1 metër i thellë që shërbente për vaditjen e parcelave, sot siç e shikoni dhe vet këtu nuk ekziston më kanal”, u shpreh fermeri Gentjan Ziu.

E ndërsa fermeri Rërëza e Dimalit, Gentjan Ziu hedh hapat e tij mbi kanalet vaditëse që janë shndërruar në rrugë nga papastërtia.

Ndërsa për pastrimin e kanalit kullues ata nuk kanë pritur ministrinë e bujqësisë, por e kanë pastruar vetë fermerët.

“Kanalet janë kryesore për një bujqësi të shëndetshme, bujqësia pa ujë nuk bëhet, dhe pa kullimin përsëri nuk bëhet. Janë të domosdoshme të dyja. Ne nuk kemi ujë për vadijte, afërsisht këtu mund të kemi 1000 Ha tokë që nuk kanë ujë për vaditje. Këtu kemi kanalin kullues që këtë e kemi pastruar vetë pasi kemi paguar 1000 lekë për metër linear”, tha fermeri.

Mungesa e kanaleve vaditëse, i ka detyruar fermerët që të gjejnë një tjetër zgjidhje, që u rrit kotot e prodhimit.

“Dhe ujin aktualisht që vadisim serat e parim afërsisht 1 kilometër larg nga shtëpitë që e sjellim këtu me pompa zhytëse të cilat punojnë me energji elektrike, e grumbullojmë tek gropat që kemi ngritur vetë e më pas e shpërndajmë me sera me pompat me benzinë”, u shpreh ai.

Të tjerë fermerë kanë investuar duke hapur një pus afër të mbjellave të tyre, pasi nëse fermerët do të kishin pritur hapjen e kanaleve vaditëse, sot serat e Gentjanit do të ishin bosh.

“Po ra shi do të vadisim tokat, po nuk ra shi nuk ka. Nëse bie shumë përmbytemi, bujqësia në mëshirë të fatit“, tha Gentjan Ziu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA